Zjarri shkrumbon stanin e bagëtive në Mashkullorë të Gjirokastrës

Aktualitet

Zjarri shkrumbon stanin e bagëtive në Mashkullorë të

Një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, Bashkia Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar banesat nga flakët.


Flakët u shfaqën mesditën e sotme, rreth orës 13.10 në një ambient që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake.Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët.

Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në banesat përreth.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre. Zjarri nuk shkaktoi dëme në gjënë e gjallë ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT