Zjarri në një lokal në Gjirokastër, policia zbardh detaje

Aktualitet

Zjarri në një lokal në Gjirokastër, policia zbardh detaje

Dalin detajet e para nga flakët që kanë përfshirë një lokal në Gjirokastër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:15, në lagjen “Pazar i Vjetër”. Mësohet se në ambientet e lokalit të shtetasit me iniciale A. M., 65 vjeç, banues Gjirokastër, ka marrë flakë një frigorifer.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë, në vendngjarje shkuan shërbimet e Zjarrfikëses dhe të Policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT