“U rrëzua në tualet dhe vdiq”/ Vajza gënjeu për vdekjen e babait, si e zbuloi policia që 56-vjeçari ishte vrarë

Aktualitet

“U rrëzua në tualet dhe vdiq”/ Vajza gënjeu për

Nga hetimet për vdekjen e 56-vjeçarit në fshatin Frashër të Fierit, policia ka konstatuar se vajza e Anesti Ramës, gënjeu në polici kur deklaroi se babai kishte vdekur aksidentalisht në banesë, më konkretisht, ishte rrëzuar në tualet.

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte..Policia e Fierit, pas rezultateve të hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhi dinamikën e ngjarës dhe autorësinë e krimit në familje. Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion