“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”, Shefi i Mbrojtjes Civile: Janë evakuuar disa familje, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Aktualitet

“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”, Shefi i

Zjarri që ka nisur mesditën e sotme në fshatrat Driz dhe Pavisë është përhapur me shpejtësi në disa zona për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturë, Kreshnik Ymeraj, bën me dije se si masë paraprake janë evakuuar rreth 7-8 familje, ndërsa deri tani nuk raportohet për banesa të dëmtuara.

Në terren po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga toka, ndërsa operacioni nga ajri po kryhet me dy helikopterë, në përpjekje për të izoluar flakët dhe vënë nën kontroll situatën.

Kreshnik Ymeraj:  Zjarri ka nisur që në mesditë në fshatin Driz dhe Pavisë për shkak të erës dhe terrenit të vështirë ka marrë një përhapje edhe në zonat e tjera. Ka arritur deri këtu në zonën e liqenit dhe ka prekur edhe masivin pjor të zonës së mbrojtje të Peja. Menjëherë me marrjen e njoftimit të angazhuar strukturat vendore të bashkisë me katër mjete zjarfikëse për vën në kontroll të zjarreve. Duke vlerësuar situatën, kemi angazhuar edhe kapacitete të tjera të bashkive fqinje. Kemi bërë kërkesat menjëherë për ndërhyrjen nga ajër me qëllim që të izolojmë situatën dhe për vendin në kontroll të zjarreve. Situata është disi problematike për shkak sepse në këtë perimetër zjarri ka zona të banuara. Si masë paraprake kemi bërë evakuimin e disa familjeve, mund të jenë diku tek shtatë apo tetë familje për momentin të cilat janë evakuar si masë paraprake. Aktualisht nga të dhënat paraprake deri më tani nuk kemi banesa të dëmtuara. Kemi thjesht prezencë të zjarreve nëpër oborre të banesave. Për falë ndërhyrjes në kohë që kan pasur mjete zjarr apo të ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur që deri më tani të mos kemi djegje të banesave.

Situata vazhdon të jetë kritike siç e shikoni dhe era ndryshon shpesh herë drejtime po mundohemi në të gjitha forcat nga toka dhe nga ajri për bën në kontroll të zjarreve. Aktualisht janë dy helikopterë që po operojnë. Një është pjesën veriore dhe një pjesën veripendimore të vatrës së zjarrit

Për ndërhyrjen ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, sepse ndërhyrja nga ajri ka filluar që në kur vatra e zjarrit ka qenë në zona të tjera, dhe për shkak të ecurisë dhe për shkak të panikut apo për shkak të frikës që kanë qytetarët mund ta konsiderojnë si ndërhyrje të vonuar

Zjarri do të punohet nga të gjitha forcat dhe kapacitete për ta vënë nën kontroll. Nuk mund të parashikojmë aktualisht se sa mund të jenë dëmet që janë shkaktuar ose sipërfaqet. pasi siç e shikoni është një ngjarje në dinamikë e sipër e kërkon kohën e saj për vën në kontroll dhe pastaj dalim në konkluzionet specifike.

ME TE LEXUARAT