Zjarri në banesë, humb jetën 89-vjecari i plagosur në Korcë

Aktualitet

Zjarri në banesë, humb jetën 89-vjecari i plagosur në

Ka ndërruar jetë ne spital i moshuari, i cili pësoi djegie në banesën që mori flakë.

Ngjarja e rende ndodhi një ditë më parë, në lagjen nr.4 ku 89-vjeçari Koço Zhidro së bashku me një 47-vjeçare me iniciale B.B., e cila kujdesej për të moshuarin janë çuar në spital për ndihmë mjekësore.

Pavaresisht perpjekjes se mjekeve, diten e sotme, burimet bëjnë me dije se 89-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë mbi ngjarjes:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion