Zjarri në apartamentin te Komuna e Parisit, asfiksohet fqinji në katin e 7-të

Aktualitet

Zjarri në apartamentin te Komuna e Parisit, asfiksohet fqinji në katin

Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen Komuna e Parisit, në kryeqytet.

Zjarri ka shpërthyer në dhomën e një apartamenti.

Si pasojë e tymit është asfiksuar fqinji që banonte një kat më sipër.

“Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.

Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofto policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion