Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në 1 shtator pasi bllokuan hyrjen e Kryeministrisë

Aktualitet

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në 1 shtator pasi bllokuan

14 protestuesit e arrestuarit të martën në mbrëmje, gjatë tubimit të 94-et u liruan nga gjykata penale.

Seanca nisi ne orën 10.00, ndërsa në mbrojtje u bashkua pjesa tjetër e protestuesve të cilët kërkuan lirimin e tyre.

Gjykata e tiranës u tërhoq për të marr vendim pasi dëgjoi palët për dy orë.

Gjatë seancës, prokuroria kërkoi caktimin e masave të sigurise “detyrim për tu paraqitur” dhe “ndalim qendrimi në vende të caktuara”.

Kurse avokatët e protestuesve kërkuan shpalljen e paligjshme të arrestimit dhe moscaktimin e një mase sigurimi.

Protesta e 1- shtatorit mori një kthesë të papritur, teksa tubuesit bllokuan hyrjen e kryeministrisë duke shkaktuar kaos te selia e qeverisë.

I menjëherëshëm ishte reagimi i uniformave blu, që u mobilizuan duke nxjerrë në terren edhe autobotin e ujit për të shpërndarë protestuesit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion