Zjarrfikësit në Elbasan mbi 10 orë në “luftë” me flakët! Vijon situata ALARMANTE në landfill

Aktualitet

Zjarrfikësit në Elbasan mbi 10 orë në

Prej më shumë se 10 orësh, qyteti i Elbasanit është duke u përballur me zjarrin i cili shpërtheu ditën e djeshme , rreth orës 17:10 në vendgrumbullimin e mbeturinave.

Ndonëse përgjatë gjithë natës forca të shumta të zjarrfikësve janë përballur me flakët dhe kanë “luftuar” me qëllim neutralizimin e tyre, burime për mediat bëjnë me dije se dhe mëngjesin e kësaj të mërkure vatra vijon të jetë ende aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa re e madhe tymi toksik ka mbuluar qytetin.

Zjarri në landfillin e mbetjeve shpërtheu pasditen e së martës, rreth orës 17:10. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi pushtuan të gjithë qytetin e Elbasanit, duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve.

Për të përballuar situatën kritike, u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati, por era ia vështirësoi atyre punën.

Burime për mediat bëjnë me dije se aktualisht efektivët e zjarrfikëses po vijojnë të punojnë me qëllim vënien në kontroll të këtyre vatrave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion