Zjarr në zonën e Jallisë në Nartë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 18:36
Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Jallisë së Nartës, pranë fushës së futbollit, në periferi të fshatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Zjarri po përhapet kryesisht në shkurret e zonës, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e tij.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, pasi flakët mund të rrezikojnë edhe objektet dhe banesat që ndodhen në këtë zonë.


