F-16 rrëzohet në bazën amerikane në Gjermani, plagoset një person (VIDEO)

Bota

F-16 rrëzohet në bazën amerikane në Gjermani, plagoset

Një avion luftarak është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në zonën e bazës ajrore amerikane Spangdahlem, në perëndim të Gjermanisë. Raportimet paraprake bëjnë me dije se piloti ka përdorur sistemin e katapultimit, ndërsa një person është raportuar i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 me orën lokale, brenda ose pranë perimetrit të bazës në rajonin Eifel. Dëshmitarët kanë raportuar se avioni humbi me shpejtësi lartësinë, ndërsa pak çaste më vonë mbi zonë u shfaq një re e madhe tymi të zi.

Sipas raportimeve të mediave lokale dhe ndërkombëtare, avioni dyshohet se ishte një F-16 Fighting Falcon i Forcave Ajrore amerikane, me incidentin që ndodhur ndërsa në Spangdahlem është stacionuar një skuadron me rreth 20 avionë F-16.

Shërbimet e emergjencës u angazhuan menjëherë pas incidentit, ndërsa në zonë u dërguan zjarrfikës dhe ekipe mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, piloti ka hapur katapultën dhe ka shpëtuar. Detaje të tjera mbi gjendjen e tij nuk janë bërë ende publike.

Shkaku i rrëzimit mbetet ende i paqartë dhe pritet nisja e hetimeve për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Autoritetet amerikane dhe gjermane pritet të japin më shumë informacion në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion