Zjarr në Sevaster të Vlorës, flakët të favorizuara nga era! Ndërhyrja e zjarrfikësve e vështirë nga terreni malor

Aktualitet

Zjarr në Sevaster të Vlorës, flakët të favorizuara nga

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në fshatin Sevaster të Vlorës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë e shkurre.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa flakët po favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë pasi zjarri ka rënë në malin e Sevasterit dhe terreni është tepër i vështirë.

Deri më tani dyshohet se zjarret në të tilla zona janë të qëllimshme nga banorët vendas me qëllim hapjen e kullotave, duke krijuar situata alarmante dhe të rrezikshme në vend. Ndërkohë flakët rrezikojnë të prekin dhe një stan që ndodhet aty pranë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion