Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shmanget tragjedia nga bombula e gazit

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shmanget tragjedia

Një banesë dy katëshe në Gjirokastër u përfshi nga zjarri mesditën e sotme, si pasojë e një defekti në një bombul gazi 5 kg që përdorej për gatim.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar se në afërsi të vendit të quajtur Ura e Nanxës, mbi lagjen “Punëtori” ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të neutralizojnë flakët pa lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të banesës. Zjarri ka shkaktuar vetëm djegien e disa orendive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion