Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT
Lajmifundit
/
27 Nëntor 2021, 11:28
Aktualitet

Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri. Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus.
Ngjarja është regjistruar pak momente më parë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.
Zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.balkanweb


