Dy tramvajet përplasen mbi urën e Roterdamit, të paktën 15 të plagosur nga aksidenti!

Të paktën 15 persona u plagosën pasi dy tramvaje u përplasën të mërkurën në mëngjes (22 korrik) në Urën Erasmus në Roterdam.
Siç bëhet me dije që qarkullon në mediat sociale, një tramvaj ndalet teksa hyn në urë nga drejtimi i qendrës së qytetit dhe më pas një tramvaj i dytë përplaset me të.
Sipas “nltimes”, një person, i cili ishte bllokuar dhe u desh të nxirrej nga Departamenti i Zjarrfikësve, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital.
Kompania e transportit RET tha se ende nuk mund të përcaktojë shkaqet e përplasjes, duke shtuar se ishte e tronditur nga videoja dhe se mendimet e saj ishin me të lënduarit dhe pasagjerët.
Dy makina pësuan dëme materiale, sipas departamentit të zjarrfikësve. Trafiku i tramvajit në linjat 3 dhe 5 u pezullua përkohësisht.


