Vapa “përvëluese” rrit konsumin e energjisë/ Shqipëria shënon rekord të ri

Aktualitet

Vapa “përvëluese” rrit konsumin e energjisë/

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri gjatë sezonit veror, duke arritur në 27,809 MWh më 12 gusht 2026, bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, konsumi i regjistruar më 12 gusht ishte rreth 5% më i lartë se rekordi i mëparshëm, i shënuar më 13 gusht të vitit 2025. Rritja bëhet edhe më e dukshme nëse krahasohet konsumi mesatar gjatë ditëve të para të gushtit me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën 1-12 gusht 2026, mesatarja ditore e konsumit arriti në 25,787 MWh, duke rezultuar rreth 22% më e lartë krahasuar me mesataren e konsumit gjatë gushtit të vitit 2025. Korriku dhe gushti kanë regjistruar nivelet më të larta të konsumit gjatë këtij sezoni, përkatësisht 26,488 MWh dhe 27,809 MWh.


Rekordi i kërkesës për energji po shoqërohet edhe me vështirësi në terren. Situata është rënduar nga zjarret pranë nënstacioneve dhe linjave të transmetimit, duke shtuar presionin mbi sistemin energjetik në një periudhë të konsumit të lartë.

Përballë kësaj situate, ekipet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po vijojnë punën për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe vijimësinë e furnizimit me energji elektrike.

ME TE LEXUARAT