Zjarr i qëllimshëm? Shkrumbohet natën mobilieria në Pogradec

Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm? Shkrumbohet natën mobilieria në Pogradec

Një biznes privat është shkrumbuar nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.

Sipas policise, është djegur mobilieria në pronësi të G. F., në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, por rrethanat janë ende të paqarta.

Paraprakisht dyshohrt se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

“Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec.

Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

ME TE LEXUARAT