Humbi përballë Këllicit, Ilir Alimehmeti merr postin e rëndësishëm në PD

Politikë

Humbi përballë Këllicit, Ilir Alimehmeti merr postin e

Mjeku Ilir Alimehmeti eshte zgjedhur drejtues i departamentit te Shendetesise prane PD-se, pasi humbi ne gare e primareve per kryebashkiakun e Tiranes, perballe Belind Kellicit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Mjeku Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike

Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.

Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.

Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.

Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.

PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!

ME TE LEXUARAT