Vlorë/ Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi në një gjatësi prej 1.5 km! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
Lajmifundit
/
6 Shtator 2026, 18:12
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po afrohen drejt disa banesave, duke rritur rrezikun për zonën e banuar.
Nëse zjarri vijon të përhapet me shpejtësi gjatë orëve në vijim, rreziku për fshatin Kropisht pritet të rritet. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë.


