Zjarr dhe tym në mes të rrugës, përfshihet nga flakët kamioçina në Thumanë, dyshohet se shkak është bërë...
Lajmifundit
/
25 Gusht 2026, 16:52
Aktualitet

Një automjet ka shpërthyer në flakë pranë mbikalimit në Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa një automjet tip kamionçinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi menjëherë ka dalë nga mjeti i tij, fatmirësisht pa të lënduar.
Paraprakisht dyshohet defekt në sistemin elektrik të automjetit, ndërsa zjarrfikësit e Kurbinit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje.
Për disa minuta është bllokuar aksi i autostradës nga Mamurrasi në drejtimin e segmentit të Kasharit.


