Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, rrezikohen edhe shtëpitë ngjitur (VIDEO)

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, rrezikohen

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan të martën.

Zjarri ka shkaktuar panik edhe për banesat përreth, pasi disa prej tyre janë të ndërtuara ngjitur dhe ndajnë të njëjtën çati, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin dhe më pas shuarjen e zjarrit, ndërsa është parandaluar përhapja e flakëve në banesat e tjera.

Për momentin, nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve.

ME TE LEXUARAT