U kap me mbi 30 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

U kap me mbi 30 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 34.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas mediave vendase gjatë ndalimit të 28-vjeçarit shqiptar i janë gjetur 10 pako kokainë brenda në makinë, më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesë ku ka gjetur edhe 20 blloqe të tjera.

Gjithashtu lënda narkotike dhe 5 mijë euro cash janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po ashtu janë sekuestruar celularë, një peshore precize dhe materiali për paketimin e lëndës narkotike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion