Zhvilloi intervistë me kryebashkiakun, vritet gazetari 25-vjeçar në Meksikë

Aktualitet
Zhvilloi intervistë me kryebashkiakun, vritet gazetari 25-vjeçar

Gazetari 25-vjeçar Mauricio Cruz Solis u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Meksikë. Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacán-it pak minuta pas një interviste që ai zhvilloi me kryetarin e rajonit.

Në fakt, një kamera sigurie ka regjistruar tingujt e të shtënave ndaj gazetarit të ri. Gazetarja 25-vjeçare ishte drejtoreshë e faqes së lajmeve “Minuto x Minuto” dhe prezantoi një emision në radiostacionin lokal “La Poderosa Uruapan”.

“Maurisio ishte më shumë se një koleg, ai ishte një mik i përkushtuar, një burim frymëzimi dhe një zë i palodhshëm në shërbim të komunitetit tonë”, tha radiostacioni për të cilin punonte.

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, sipas numrave të OJQ-së Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontière, RSF).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion