Zhduket 67-vjeçari shqiptar në Londër, i biri apel në rrjete sociale: Më ndihmoni të gjej babain

Aktualitet

Zhduket 67-vjeçari shqiptar në Londër, i biri apel në

Shqiptari Beqir Çuni, 67 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 21 Maj në Manor Park, E12 6UF/Newham në Londër.

Djali i tij, Ardit Çuni ka treguar për humbjen e kontakteve me të atin përmes rrjeteve sociale ndërsa apelon për ndihmë.

Ardit Çuni shprehet se babai i tij ka dalë nga shtëpia më 21 Maj rreth orës 10:00 dhe nuk është kthyer prej asaj dite.

I biri kërkon ndihmën e kujtdo që shikon të atin e tij që të kontaktojnë në numrin (07830582703) ose të njoftojë stacionin më të afërt të policisë.

Nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur me 67-vjeçarin Beqir Çuni ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion