Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrejnë policinë në këmbë

Aktualitet

Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrejnë

33-vjeçari Avelino Alikollari ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Rasti urgjent është bërë publik nga JOQ Albania, ku familjarët shprehen tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Sipas motrës të tij, Avelino ka folur për herë të fundit me babain rreth orës 4 të mëngjesit, duke i thënë se do të kthehej pas pak, por që nga ai moment nuk është bërë më i gjallë.

Ai është parë për herë të fundit përballë shkollës "Bajram Curri" në Tiranë dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për të. Familjarët kanë bërë kallëzim në polici, por u është thënë se duhen 24 orë për ta shpallur person të humbur.
Ata kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij. Nëse keni parë ose dini diçka, mund të kontaktoni familjen në numrin 0698270000.

 

 

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion