Itali – Po ecte në anë të rrugës, makina përplas për vdekje shqiptarin

Aktualitet

Itali – Po ecte në anë të rrugës, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm reth orës 07:44 në Arezzo të Italisë, ku një 39-vjeçar me origjinë shqiptare, u përplas nga një makinë ndërsa po ecte përgjatë skajit të rrugës.

Shqiptari u përplas për vdekje nga një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar. Shoferi i makinës dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për arsye që ende nuk dihen.

Sipas rindërtimeve fillestare, makina doli nga rruga, duke goditur ballë për ballë këmbësorin. Përplasja ishte aq e dhunshme sa nuk i la asnjë shans mbijetese viktimës, e cila vdiq në vend para se të merrte ndihmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion