Zgjedhja e kreut të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për t’i dhënë mesazh Ramës, nuk i zgjedh dot të gjithë siç..

Aktualitet

Zgjedhja e kreut të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u ndal te zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Ai u shpreh se pjesëmarrja e ambasadorëve në procesin e votimit, tregon se Edi Rama nuk i ka të gjitha nën kontroll, duke e lidhur pak dhe me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli.

“Nuk po ndalem te zgjedhja e kreut të SPAK edhe për shkak të qëndrimit tim. Lë shumë të dyshohet se ajo u bë për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe anëtarëve të KLP-së. Kishin qenë ambasadorë, por jo kështu siç ishin… Donin të jepnin një mesazh që Qeveria dhe Edi Rama të mos merrte siç mori Endri Shabanin dhe kandidatët që ai donte. Edi Rama ka zëvendësuar respektimin e kritereve me lobimet korruptive”, tha Berisha ndër të tjera.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion