Zhdukja misterioze e Bugatti-t më të rrallë në botë! Vlerësohet se kushton gati 100 milionë euro

Bota

Zhdukja misterioze e Bugatti-t më të rrallë në botë!

Historia e automobilave ende mban mistere që i magjepsin entuziastët e makinave klasike.

Një prej tyre është zhdukja misterioze e Bugatti Type 57S Atlantic, makinës personale të djalit të Ettore Bugatti-t, e cila u prodhua në vitin 1936 dhe tani vlerësohet të kushtojë gati 100 milionë euro.

Makina, një nga modelet më të rralla dhe më ikonike në historinë e Bugatti -t, u zhduk më shumë se 70 vjet më parë.

Zhdukja misterioze e Bugatti-t më të rrallë në botë!

Pavarësisht kërkimeve dhe viteve që kanë kaluar, gjithçka tregon se nuk është shkatërruar, por ndoshta është ende i fshehur diku, duke pritur të zbulohet.

Nëse vërtet gjendet, do të ishte gjetja më e shtrenjtë në historinë e automobilave, një lloj thesari që çdo koleksionist ëndërron ta zbulojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion