Protestuesi i pastroi fytyrën efektivit, Balla ndan pamjet: Si mund të përdoret flamuri kuq e zi si peshqir?!

Aktualitet

Protestuesi i pastroi fytyrën efektivit, Balla ndan pamjet: Si mund të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një protestues duke pastruar fytyrën e një efektivi policie me flamurin kombëtar. Videon, Balla e shoqëron duke shkruar “po si mund të përdorësh flamurin kombëtar kuq e zi si peshqir?”

“Po shoh që influencerat e protestës, ata që qo rrisin followers&likes prej saj, po e përshëndesin këtë akt të një protestuesi që vezën, apo nuk di çfarë është lënda e hedhur mbi fytyrën e një polici, po ia pastron. Uau shumë bukur! Çfarë akti?! Dakord duhet përshëndetur edhe pse ai që e fshin është njëri prej atyre që e e ka hedhur, nëse nuk është ai vet. Dhe s’duhet ta kishte hedhur. Megjithatë reflektimi dhe ndjesa janë të mirëpritura. Falja nuk gjykohet. Por unë kam diçka tjetër: PO SI MUND TA PËRDORËSH FLAMURIN KOMBËTAR KUQ E ZI SI PESHQIR?!”,shkruan Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion