Zbulohet shifra marramendëse, sa paguan Shqipëria për vaksinën ruse

Aktualitet

Zbulohet shifra marramendëse, sa paguan Shqipëria për

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme që të miratonte kalimin e pagesës prej 497 500 dollarë për dozat e vaksinës ruse “Sputnik V” që Shqipëria ka blerë. Marrëveshja e qeverisë shqiptare për vaksinën e zhvilluar nga instituti kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në rusi është firmosur me “Human Vaccine”.

“Kryerjen e pagesës së dozave të vaksinave, që rrjedh nga marrëveshja, ndërmjet “Human Vaccine” llc dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe institutit të shëndetit publik, për furnizimin e republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër covid-19 “Sputnik v”, të zhvilluar nga instituti kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi” thuhet në vendim, ku specifikohet edhe shuma e sigurimit të mallit dhe transportit.

VENDIMI I PLOTE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kryerjen nga Instituti i Shëndetit Publik të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen, ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.


2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin e shëndetit publik, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 497 500 (katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind) USD të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen, ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

3. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin e shëndetit publik, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës së sigurimit të mallit gjatë transportit në vlerën 1094,5 (një mijë e nëntëdhjetë e katër presje pesë) USD dhe vlera e transportit të vaksinës në shumën 40 000 (dyzet mijë) euro.

4. Fondi, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ME TE LEXUARAT