Zbulohet data se kur do të nisë mësimi për vitin e ri shkollor 2023-2024, ja risia

Aktualitet

Zbulohet data se kur do të nisë mësimi për vitin e ri

Viti i ri shkollor 2023-2024 do të nisë më 11 shtator dhe do të përfundojë më 14 Qershor.

Vendimi është miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, teksa përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024.

Risia në vitin e ardhshëm mësimor është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit Prill.

Në vendim thuhet se në arsimin profesional, mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe përfundimi varet në varësi të klasave.

ME TE LEXUARAT