Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në Tiranë, arrestohet një nga pronarët dhe procedohet administratori

Aktualitet

Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në Tiranë,

Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin lojërat e fatit.

Për pasojë është vënë në pranga një nga pronarët e lokalit dhe është proceduar një administrator.

Gjatë aksionit, u sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Për këto raste:
-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal;
-u procedua penalisht shtetasi E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion