Zbulohen detaje të reja nga mega-operacioni “DOBRA”, ja numri i shqiptarëve të arrestuar

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga mega-operacioni “DOBRA”, ja numri i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni ndërkombëtar i koduar “DOBRA”, ku në pranga kanë rënë gjithsej 107 persona.

Burime bëjnë të ditur se nga radhët e shqiptarëve të arrestuar janë 60 persona. Kujtojmë që detaje të këtij operacioni, ku bazën e hetimeve e kishte në Madrid të Spanjës, u bënë për herë të parë publike sot.

Policia spanjolle, në bashkëpunim me atë shqiptare e gjermane, si dhe INTERPOL, prej një viti, gjurmonin dhe hetonin një organizatë të madhe droge, pjesë e së cilëve ishin shqiptarë dhe persona të etnive të tjera. Ata ishin shtrirë në pothuajse 50 shtëpi në zonat e kryeqytetit spanjoll.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar gjithsej 1 ton drogë, e llojit kanabis. Sipas informacioneve, droga prodhohej e përpunohej në Spanjë, e destinacionin përfundimtar kishte Gjermaninë, ku dhe tregtohej.

Sakaq, kujtojmë se banda u pikas nga autoritetet për shkak të shpenzimit të tepërt të energjisë elektrike. Vetëm në një periudhë kohore prej 3 muajsh, në total ata kishin shpenzuar rreth 6 mln euro energji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion