Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale një 23-vjeçare, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2024, 12:00
Aktualitet

Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka përndjekur një vajzë.
Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:
-S. P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme


