Zbardhet vrasja e Armando Beriqit në Islandë, lidhja e tij me autorin e krimit

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Armando Beriqit në Islandë, lidhja e tij me autorin

1 muaj pas vrasjes tragjike të shqiptarit Armando Beqiri në Islandë, mediat e huaja kanë shkruar se policia ka zbardhur zgjarjen. Në një konferencë për mediat, policia vendase ka treguar se autori i krimit është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj.  

Ndërkohë, mësohet se Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.

Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia pretendoi sot në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit. Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.

Në takimin informues u tha që policia e konsideron është në dijeni të aresyes së vrajses, por nuk e bën të ditur atë.  Burimet e pakonfirmuara të medias islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes. 

Kujtojmë se Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

 

ME TE LEXUARAT