Makina godet bicikletën në Tiranë, plagoset 50-vjecari
Lajmifundit
/
27 March 2021, 08:39
Aktualitet

Nje aksident rrugor ka ndodhur ne Tirane ku nje automjet ka aksidentuar nje drejtues biciklete rreth 50 vjec.
I demtuari mesohet se eshte derguar ne spital per ndihme mjekesore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


