Zbardhet tortura e kamarierit që u dhu'nua Golem: Pronarët e hotelit më ma'sakruan me tavëll qelqi në kokë e fytyrë

Banakieri Genti Nela 18 vjeç u dhunua disa ditë më parë nga dy djemtë e pronarit të hotelit ku ishte i punësuar, kunati dhe një shok i tyre, për shkak se kërkoi pagesën.
Në dëshminë e tij, 18 vjeçari ka treguar versionin e ngjarjes dhe gjithë dinamikën që vijoi më pas.
Ai thotë se kishte filluar punë në banak në datën 10 korrik, por në datën 27 gusht dëshironte të largohej nga puna, pasi do fillonte diku tjetër.
Nela shton në dëshminë e tij se ky vendim i tij nuk u prit mirë nga vëllezërit, të cilët e qëlluan me tavëll qelqi, e më pas me grushte si dhe e kanë kërcënuar.
Për të shmangur 4 agresorët, Nela thekson se ka qëlluar njërin prej tyre me gotë në kokë e më pas me grusht, për të ikur më pas me vrap. Ai shton se edhe pas largimit, është ndjekur me vrap nga 4 personat e përfshirë në konflikt.
Dëshmia e plotë e banakierit 18 vjeçar:
Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.
Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.
Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.
Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.
Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.


