Zbardhet plagosja e 26-vjeçarit në Kurbin! Si tentoi xhaxhai të arratisej bashkë me nipin!

Aktualitet

Zbardhet plagosja e 26-vjeçarit në Kurbin! Si tentoi xhaxhai të

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 26-vjeçarit në Lezhë, ku mësohet se autori i krimit është një 68-vjeçar, xhaxhai i personit të arrestuar më herët si autor i dyshuar.

Ai ishte shoqëruar si bashkëpunëtor, por nga hetimet ka rezultuar se në fakt ishte ai që e shkrepi armën, e jo nipi i tij, K.B.

"Në vijim të veprimeve procedurale që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit 26 vjeç, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, bënë ndalimin e autorin të dyshuar të plagosjes në këmbë, me armë zjarri (pistoletë), të shtetasit.

U ndalua shtetasi, 68 vjeç, i cili ishte shoqëruar më parë në Komisariat si person i dyshuar. Nga veprimet hetimore dyshohet se 68-vjeçari (xhaxhai i shtetasit të arrestuar K. B.), gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasin M. D.

 

Po në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 22 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë i shoqëruar me shtetasin M. D., në momentin e plagosjes dhe nuk e ka kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme",  njofton policia.

ME TE LEXUARAT