U tha se pësoi atak kardiak, zbardhet ngjarja e rëndë në Durrës: 59-vjeçari u godit me grusht për vdekje...

Aktualitet

U tha se pësoi atak kardiak, zbardhet ngjarja e rëndë në

Policia e Durrësit ka zbardhur vdekjen e një 59-vjeçari, i cili humi jetën 5 ditë më parë, më 13 prill në lagjen nr.18.

Fillimisht u dyshua se 59-vjeçari kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, por policia ka zbuluar se pas një konflikti një 42-vjeçar e kishte goditur me grushte duke i shkaktuar vdekjen.

Autori i dyshuar është vënë në pranga  për veprën penale “vrasja nga pakujdesia”.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit, në bashkëpunim me Prokurorinë, nisën verifikimet pas vdekjes së shtetasit S.M., 59 vjeç, banues në Durrës. Fillimisht u dyshua se ai kishte humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Megjithatë, nga veprimet hetimore rezultoi se më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, shtetasi G.K., 42 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me 59-vjeçarin dhe e ka goditur me grushte. Si pasojë e goditjeve, viktima ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka ndërruar jetë.

Pas verifikimeve, u konstatua se vdekja nuk ka ardhur nga shkaqe natyrale, siç u dyshua fillimisht, por si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë konfliktit.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.K. u arrestua dhe po hetohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion