Zbardhet krimi brenda familjes në Fier/ Si 26-vjeçarja mbyti me tel babain e saj, nëna e ndihmoi të zhdukte trupin

Aktualitet

Zbardhet krimi brenda familjes në Fier/ Si 26-vjeçarja mbyti me tel

Një krim i rëndë në familje është zbuluar nga policia e Fierit këtë të enjte, 24 korrik. Një 26-vjeçare, e cila mbyti babanë e saj me tel dhe u përpoq të fshihte njarjen është arrestuar.

Sipas policisë, e reja kishte kallëzuar një ditë më parë në polici se babai i saj kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër.

Por pas hetimeve, policia zbuloi se shtetasja E. R., 26 vjeçe ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel). Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.

Policia vijon hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion