Zbardhet dinamika e ngjarjes me një vik'timë në Shkodër, autori u konfliktua fillimisht me 24-vjeçarin në një lokal, më pas...

Aktualitet

Zbardhet dinamika e ngjarjes me një vik'timë në
Të tjera detaje bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, 8 shtator, në Shkodër, ku 25-vjeçari Andri Vulaj plagosi 63-vjeçarin Qamil Luli dhe vrau të birin 24-vjeçar Ylber Luli.

Sipas informacioneve, dy të rinjtë, Ylber Luli dhe Andri Vulaj janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Më pas Andri Vulaj, rreth orës 05:00 të mëngjesit, i ka shkuar në banesë për t’u sqaruar duke mbajtur edhe një pistoletë me vete.

Në bisedë e sipër, Ylber Luli dhe Andri Vulaj janë përleshur me njëri tjetrin fizikisht ndërsa më pas është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë, babë e bir kanë qëlluar me thikë Adri Vulajn, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ata janë dërguar në spital, por 24-vjeçari nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas raportimeve, Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Tri orë më pas, Andri Vulaj i ka shkuar në banesë dhe e ka qëlluar pas përplasjes fizike. Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion