Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, plagosen rëndë dy persona

Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, plagosen rëndë dy

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet tip i vogël.

Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment.

Paraprakisht raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion