Xhaxhai i Arjan Salës: I lutesha Zotit të mos humbja trupin e çunit mes flakëve

Aktualitet

Xhaxhai i Arjan Salës: I lutesha Zotit të mos humbja trupin e

Naim Sala , xhaxhai i Arjan Salës ka treguar momentet e vështira gjatë kërkimit të trupit të të riut mes flakëve. Ai tha se në fillim kishte patur shpresa se djali mund të gjendej i gjallë, por më pas shpresat e tij ishin shuar.

Sala tha se, i lutej Zotit vetëm që të mundësohej gjetja e trupit të djalit.

“Tymi vazhdonte për tre ditë rresht në mënyrë intensive.

E vetmja që i lutesha perëndisë, Zotit, unë aty besoj, ishte që të paktën mos ta humbja edhe trupin e çunit.

Kjo më shqetësonte shumë, se çfarë do të dërgonim në shtëpi tek prindërit e Arjanit, kam ndjenjur me zjarrfikësit, kam bashkëpunuar, ju luta të gjithë familjarëve që të mos krijonim shqetësime, konfuzion, përplasje që do të na bënin vonesë edhe më të madhë në kërkimin e çunit.

U kërkua nga të gjitha anët, u ça dhe një mur, por kjo u bë e mundur nga mesi i ditës tjetër. Por kjo u krye nga mesi i ditës tjetër, ndërsa unë e kisha kërkuar që në mëngjes”, u shpreh Naim Sala.

ME TE LEXUARAT