‘’Po i shkruajnë’’, Gjekmarkaj i kthehet Topallit: Doje të bëheshe si Berisha, burrë duke qenë grua

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’, në News24 ka debatuar sërish ashpër me Jozefina Topallin.
Topalli e ka thumbuar duke i thënë se po i shkruajnë në celular, ndërkohë që Gjekmarkaj i thotë se askush nuk i shkruan, dhe madje nuk është besnik i askujt.
Gjekmarkaj e ka pranuar që ka folur më parë dhe ka pirë kafe me Topallin, teksa i thotë se është bërë qesharake pasi në kohën kur ishte në pushtet donte të behej si Berisha ndërkohë që ishte një grua, dhe ka qenë modeli më agresiv në PD ndaj kundërshtarëve.
JOZEFINA TOPALLI: Po i shkruajnë
AGRON GJEKMARKAJ: Keni recituar të shkruara apo të pashkruara, nuk më shkruan njeri mua.
ASTRIT PATOZI: Fakti që merret me ne, e nuk merret me Ramën apo opozitën.
JOZEFINA TOPALLI: Ka një histori gjatë 8 viteve, nuk e kam me Agronin. Ç’ndodh me Bashën në përgjithësi, që i ka vënë në karrige të sigurta, besnikë që akuzojnë të tjerët.
AGRON GJEKMARKAJ: Nuk jam besnik ndaj askujt.
JOZEFINA TOPALLI: Në qeveri me Ramën ka qenë Basha.
AGRON GJEKMARKAJ: Jeni modeli i shpërdorimit në raport me lidershipin, je bërë qesharake, keni tentuar të bëheni burrë duke qenë grua. S’më bën dot pretencë. Modeli më agresiv ndaj kundërshtarëve, doje të bëhej si Berisha.
JOZEFINA TOPALLI: 4 muaj më parë. E di çfarë kemi biseduar.
AGRON GJEKMARKAJ: Kemi pirë dhe kafe.


