Vriten 4 anëtarë të Shtetit Islamik në Irak, mes tyre edhe një zyrtar i lartë i organizatës
Lajmifundit
/
18 Tetor 2024, 20:42
Aktualitet

Forcat irakiane të sigurisë filluan sulme ajrore precize në Irakun verilindor më 14 tetor, duke vrarë katër anëtarë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
Kështu njoftoi sot komanda e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme (CENTCOM).
Mes viktimave është edhe një zyrtar i rangut të lartë të grupit, Shahdlah Alawi Salih Alawi al-Banjari, i njohur gjithashtu si Abu Isa.


