"Ndërhyrje në punën e Qeverisë", Meloni reagon ashpër ndaj gjykatës pas urdhërit për kthimin e emigrantëve nga Lezha në Itali

Bota

"Ndërhyrje në punën e Qeverisë", Meloni reagon

Meloni: “Është e vështirë të punosh me opozitën e institucioneve”
Kryeministrja italiane reagoi ne lidhje me vendimin e gjykates se Emigracionit ne Rome, e cila urdheroi kthimin ne Itali te 12 emigranteve te pare te vendosur ne Gjade te Lezhes.

Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t'i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë në dhënien e ketyre përgjigjeve", ky ka qene komenti i kryeministres Giorgia Meloni, në një komunikim me shtypin në Bejrut ku ndodhet me vizite zyrtare.

Ajo e ka cilësuar si “paragjykues” vendimin e gjyqtarëve në Romë për emigrantët në Shqipëri.

"Unë nuk mendoj se është përgjegjësi e gjyqësorit të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo. Është përgjegjësi e qeverisë, kështu që mendoj se qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt."- tha Meloni.
Piantedosi: Do të apelojmë në Gjykatën e Lartë

Por jo vetem kryeministrja eshte hedhur ne sulm, pasi edhe anetaret e kabinetit te saj kane thene se do ta aplojne ceshtjen.

"Kam respekt për gjyqtarët. Ne do të luftojmë brenda mekanizmave gjyqësorë. Do te zhvillojme betejë në kuptimin e afirmimit në aspektin ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar. Do apelojmë ceshtjen dhe shkojmë në Gjykatën e Lartë. Këtu e drejta e qeverisë për të aktivizuar procedurat është mohohet përshpejtimi, ka thene ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.

Vendimi i gjykates

Seksioni i emigracionit i gjykatës së Romës nuk vërtetoi asnjë nga dymbëdhjetë ndalimet e 12 emigrantëve brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesimin ne Gjader në Shqipëri. Masa u urdhërua për 12 të huajt nga komisariati i kryeqytetit më 17 tetor, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve (dhjetë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti) të transferuar në Shqipëri në qendren e pritjes Gjader.

Sipas burimeve në terren, dymbëdhjetë emigrantët  do të largohen nga Shqipëria të shtunën  me një anije të marinës për t'u kthyer në Itali, duke zbarkuar më pas në një qendër për azilkërkuesit.

Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, migrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkojnë sërish njohjen e këtij statusi.

Për gjyqtarët e seksionit “mohimi i vlefshmërisë së paraburgimeve në strukturat dhe zonat shqiptare, të barasvlershme me zonat kufitare apo tranzite italiane, vjen për shkak të pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”, me pasojë e moszbatueshmërisë së procedurës kufitare dhe, siç parashikohet nga Protokolli i transferimit jashtë territorit shqiptar të personave migrantë, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali .”

"Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, "nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë", thotë në përmbledhje një nga gjyqtarët.

Sipas magjistratëve, gjendja e lirisë mund të rifitohen vetëm në Itali dhe për këtë arsye do të duhet të kthehen në vendin tonë.

Çfarë përcakton vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë i datës 4 tetor
Vendimi i 4 tetorit 2024 nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vleresoi se një vend mund të konsiderohet "i sigurt" vetëm nëse të gjithë individët, pa përjashtim, janë të sigurt nga diskriminimi, persekutimi ose tortura.

Sipas kritereve të vendimit, Bangladeshi dhe Egjipti nuk konsiderohen "të sigurt". Katër emigrantë, dy të mitur dhe dy të rritur me shëndet të dobët, dhe për rrjedhojë të konsideruar si të pambrojtur, ishin urdhëruar më parë të ktheheshin në Itali, pasi nuk binin në kriteret e marrëveshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë./lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT