Vrau të atin, Hygerta i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor nëse është abuzuar s*ksualisht

Aktualitet

Vrau të atin, Hygerta i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor

Hygerta Meta para daljes në gjykatë ditën e sotme i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor për të verifikuar nëse është abuzuar seksualisht.

Burime bëjnë me dije se përgjigja ka rezultuar negative.

Hyseni dhe motra e tij 19-vjeçare akuzohen vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare ndërsa djali tjetër i familjes Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit. Ndërsa gruaja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas denoncimit që morën për zhdukjen e Pëllumb Metës, hetuesit arritën  në konkluzionin se ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa, kjo për faktin se ishte një person dominues në familje dhe nuk ikte asnjëherë.

Një tjetër provë e policisë ishin kamerat e sigurisë të cilat zbuluan lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit, pikërisht më 14 shkurt. Jo vetëm kaq, por dhe nga gjurmimi i tabulateve telefonike rezultoi se telefoni i viktimës ishte ende në ambientet e shtëpisë, verifikim që nga policia është bërë edhe më datën 22 shkurt. 

 

 

ME TE LEXUARAT