Vrau me thikë Egli Pashollarin në ish-Park, arrestohet në Tropojë Gazment Buçpapaj

Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin në ish-Park, arrestohet në

Është arrestuar pas 11 ditësh në Tropojë autori i dyshuar i vrasjes së të riut Egli Pashollari në Tiranë. Gazment Buçpapaj u prangos në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në kryeqytet.

Pashollari u sulmua në mes të ditës sapo doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Mësohet se autori i vrasjes kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.

Vrau me thikë Egli Pashollarin në ish-Park, arrestohet në

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion