Sokol Bizhga komandohet në krye të Policisë pas shkarkimit të Prodës, zbardhet urdhri i ministres Koçiu

Aktualitet

Sokol Bizhga  komandohet në krye të Policisë pas shkarkimit

Protesta e dhunshme e PD-së në 28 shkurt, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës dhe rrezikuan jetët e artistëve që ndodheshin brenda saj, çoi në shkarkimin e Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Proda u shkarkua me pretendimin se nuk siguroi jetët e qytetarëve gjatë protestës, ndërkohë që në vend të tij u emërua zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga.

Sokol Bizhga  komandohet në krye të Policisë pas shkarkimit

Ndërkohë media ka siguruar ditën e sotme urdhrin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për komandimin e Bizhgës si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se gjatë protestës së PD-së në 28 shkurt u hodh një sasi e madhe molotovi në vilën e Enver Hoxhës, sot qendër artistike ku brenda saj ndodheshin disa artistë, duke rrezikuar seriozisht jetët e këtyre të fundit.

Lidhur me ngjarjen pati reagim edhe nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, si dhe nga disa ambasada të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët dënuan dhunën në protestën e Berishës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion