FOTO/ Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë që kishte në xhep, arrestohet Isuf Hasa për vrasjen e Xhemal Metës

Aktualitet

FOTO/ Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë që kishte

Isuf Hasa, 64 vjeç është autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall-Bastar, i cili është vënë në pranga për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në një komunikatë për shtyp, Policia bën të ditur se Isuf Hasa, fqinj me viktimën ka shkuar me datë 13 Janar rreth orës 09:00 në banesën e të moshuarit dhe për motive të dobëta e ka goditur me çekiç pas koke.


Pasi ka kryer vrasjen, ai i ka marrë dhe shumën monetare që 81-vjeçari ka pasur në xhep dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200 mijë Lekë të rinj.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e vajzës së Isuf Hasës në fshatin Gjokaj të Vorës, ku kanë gjetur çekiçin me të cilin autori ka kryer vrasjen e Xhemal Metës.

Sjellim në vëmendje se dy ditë më parë në Zall-Bastar, i moshuari Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë. Pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se 81-vjeçari kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

ME TE LEXUARAT