Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në Gjermani mbyllin llogaritë e tyre në rrjetin social “X”

Bota

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në Gjermani mbyllin

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Federale Gjermane po çaktivizojnë llogaritë e tyre në platformën “X”, pasi “shkëmbimi i argumenteve po bëhet gjithnjë e më i vështirë në këtë rrjet social”.

Siç thekson ministria në njoftimin e saj, tani e tutje do të përdoren platformat WhatsApp, Instagram dhe You Tube, si dhe faqja e internetit e ministrisë dhe Bundeswehr-it.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi gjithashtu se nuk po heq përfundimisht llogaritë e saj në “X”.

Ministria tha se ka ende të drejtën që në raste të jashtëzakonshme të aktivizojë llogarinë në “X”, veçanërisht në rastet e fushatave dezinformuese.

Gjithashtu 60 institucione universitare si dhe Gjykata Federale shpallën largimin e tyre nga “X”.

ME TE LEXUARAT